Kurti: Po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë

“Jemi sulmuar këtë vit në veri të vendit para tre muajve dhe jemi sulmuar para gjashtë muajve. Por jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë. Partneriteti dhe bashkëpunimi që kemi pasur të gjithë e me të gjithë pa asnjë dyshim e ka lehtësuar dhe mbështetur rritjen dhe përparimin si në parametra ekonomikë ashtu edhe në ata demokratikë”, ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen shtetërore për fundvit, të organizuar nga kabineti i tij, ka përmendur të arriturat e Qeverisë, duke specifikuar veçmas ndikimet ekonomike në familjet e Kosovës.

“Gjatë këtyre 34 muajve qeverisje, teksa po e mbyllim edhe vitin financiar, i kemi rishpërndarë 1.2 miliardë euro përmes masave të shumta, të cilat kanë prekur shumëfish, pothuajse çdo familje në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që Qeveria jonë nuk ka e nuk do të ketë projekte të mëdha publike e kapitale, sepse planet e synimet i kemi gjithsesi të mëdha”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për sulmet në veri, duke çmuar partneritetin me ndërkombëtarë.

“Jemi sulmuar këtë vit në veri të vendit para tre muajve dhe jemi sulmuar para gjashtë muajve. Por, jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë. Partneriteti dhe bashkëpunimi që kemi pasur të gjithë e me të gjithë pa asnjë dyshim e ka lehtësuar dhe mbështetur rritjen dhe përparimin si në parametra ekonomikë ashtu edhe në ata demokratikë”, ka vijuar Kurti.

Në fjalën drejtuar mysafirëve, Kurti teksa rikapituloi vitin që po e lëmë pas, falënderoi të githë për partneritetin, bashkëpunimin, kritikën dhe mbështetjen gjatë vitit 2023 dhe u uroi krishtlindje të begatshme dhe vit të ri të suksesshëm.

“Po e përmbyllim edhe një vit tjetër. Jemi përballur me sfida të reja e me pasoja nga ato të vjetrat. Me shumë përpjekje, me pak ankesa dhe me aspak iluzione. Qeverisja është betejë e vazhdueshme ndërmjet planeve dhe ngjarjeve. Prioriteteve programore dhe urgjencave shpërqendruese. Në thelb është vendosmëria për të ecur përpara e për të shërbyer pavarësisht pengesave, përkundër gjasave e përballë kohës që asnjëherë nuk është e mjaftueshme”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika