Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja, ka marrë pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.
Përmes një postimi, Haradinaj i ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
“Ambasadores Minca Benedejčič i shpreha mirënjohjen për mikpritjen, si dhe për përkushtimin e saj në forcimin e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së është shprehur se Sllovenia ka qenë një partnere e rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit dhe përparimit.
Ai është shprehur se në këtë kohë të festave shprehim përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit dhe thellimin e miqësisë mes vendeve.