Nushi: Ka ulje të fuqisë blerëse, nuk ka rritje pagash por vetëm ngritje çmimesh

Qeveria sipas Nol Nushit ka bërë gabim kur i ka shpërndarë 100 euro tek blerësit sipas tij është dashur që çmimet të subvencionohen

Nol Nushi nga PSD

Noli Nushi përfaqësues i Partisë Social Demokratike (PSD) ka folur në lidhje më subvencionimin e 100 eurove për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se kjo është kohë e krizës që po ndikohet edhe nga lufta në Ukrainë.

Sipas Nushit qeveria nuk e ka bërë subvenvionimin në formën e duhur, pasi sipas tij të gjitha kategoritë që po i marrin nga 100 euro, nuk po shikohen  dallimet a  ju takojnë shtresave të ulëta apo të larta.

Nushi ka thënë se ndihma nuk është dhënë në kohë, pasi më shumë se një muaj që janë premtuar këto para.

“100 eurot qeveria i ka dhënë sa mos me thënë se s’kanë bërë asgjë, nëse e dëgjoni qeverinë duke folur për situata, ata flasin çdo ditë për rritje ekonomike e hapje të vendeve të punës ndërsa, realiteti është ikja e njerëzve për kushte më të mira ose për punë, sepse tani kemi ulje të fuqisë blerëse pasi nuk ka rritje pagash por, vetëm ngritje çmimesh”, ka thënë Nushi në FIVE në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se pagat kanë mbetur të njëjta derisa çmimet janë rritur. Qeveria sipas tij, ka bërë gabime pasi ka “bërë politika që i targeton blerësit e ndërsa është dashur që të targetohen çmimet”.

Tutje ai ka thënë qeveria ka mundur t’i lirojë nga taksat produktet bazike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika