“Ne do ta pranojmë humbjen, por nuk do ta pranojmë vjedhjen”- liderët e opozitës në Serbi, në grevë urie

Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, ka hyrë në grevë urie, për të protestuar kundër mashtrimit zgjedhor në Serbi

“Ne do ta pranojmë humbjen, por nuk do të pranojmë vjedhjen”, liderët e opozitës në Serbi në grevë urie

Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiq, bartësit e listës “Serbia kundër dhunës”, të cilët kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste kundër asaj që opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se ishin parregullsi të shumta në zgjedhjet e fundit (të 17 dhjetorit), kanë njoftuar se nga sot grevës së urisë do t’i bashkohen edhe disa liderë të tjerë të koalicionit të Serbisë kundër dhunës.

Ata kanë thënë se, nëse kanë humbur, do ta pranojnë humbjen, por, nuk do ta pranojnë vjedhjen.

“Ne do ta pranojmë humbjen nëse kemi humbur, por nuk do ta pranojmë vjedhjen. Ishte një vjedhje brutale dhe këtu po mbrohet shteti, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Nëse kjo kalon, ne nuk kemi shtet”, ka thënë ata për N1.

Kujtojmë se lista zgjedhore “Serbia kundër dhunës” u ka shkruar institucioneve evropiane dhe ka kërkuar që të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, dhe, veçanërisht, lokale në Serbi, derisa të përfundojë hetimi i plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore.

Në lidhje me këtë grevë urie, gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, i cili, ndër të tjera, e ka pyetur lideren opozitare se si mund ta vërtetojë opozita pretendimin e saj se 40 mijë “votues fantazmë” vendosën për zgjedhjet lokale në Beograd.

“Kemi një burim nga Ministria e Brendshme. Aty ka ende policë të denjë”, është përgjigjur Tepiq.

Por, ajo shtoi se të ashtuquajturit “votues fantazmë” ishin vetëm një nga disa forma të vjedhjes së votave në Beograd dhe Serbi. Ajo përmendi një listë të tërë të shkeljeve të tjera të supozuara dhe i shpjegoi ato.

E pyetur nga Martens nëse ajo mund të kujtonte ndonjë rast në historinë serbe apo jugosllave, në të cilën një grevë urie arriti ndonjëherë qëllimin e saj, Tepiq pohoi se presidenti (atëherë i ardhshëm) Tomislav Nikoliq arriti zgjedhje të jashtëzakonshme përmes grevës së tij të urisë në 2011.

“Unë pres që BE-ja të deklarojë qartë se zgjedhjet në Serbi janë vjedhur. Jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe ato parlamentare do të kishin dalë ndryshe pa mashtrime”, në pyetjen se çfarë pret nga Bashkimi Evropian.

“Pra, çfarë duhet të bëjë BE-ja? Të hiqet statusi kandidat i Serbisë?”, ka pyetur më tej Martens.

Jo, tha Tepiq. “Ne nuk duam që Serbisë t’i hiqet statusi i saj kandidat për anëtarësim, por përkundrazi që BE-ja të bëjë presion mbi këtë qeveri për të krijuar kushte për zgjedhje të ndershme në Serbi”.

“Reagimet ndërkombëtare ndaj grevës së urisë mund të jenë më të favorshme – por zgjedhjet serbe janë ende të fituara ose humbura në Serbi”, ka theksuar gazetari Martens.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika