Kraki: Është normale që Osmani e Kurti të mos pajtohen, s’e kanë rolin e njëjtë

Profesori Nezir Kraki ka deklaruar se dallimet midis presidentes dhe kryeministrit janë normale në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Nga ajo që ka kapur kamera, Osmani dhe Kurti janë duke u fjalosur gjatë këtij diskutimi.

Sipas profesorit, Nezir Kraki, dallimet në mes të presidentes dhe kryeministrit janë normale, derisa theksoi se nuk do të ishte mirë për demokracinë në Kosovë, nëse ata do të mendonin gjithmonë e për çdo çështje njëjtë.

“Institucioni i presidentit dhe kryeministrit nuk e kanë rolin e njëjtë, nuk do ishte mirë për demokracinë, nëse ata dy do të flisnin në të njëjtën gjuhë në çdo temë, në çdo aspekt. Mirë që ka dallime edhe në raport me ndërkombëtarët, me atë çka duhet Kosova të bëjë… Nëse njëri e ka kërkesën më poshtë tjetri më lart, gjithsesi duhet të jenë në interes të Kosovës, nëse ligji për zgjedhjet, reforma zgjedhore nuk i përshtatet interesave të Kosovës, atëherë mund të ketë mosmarrëveshje publike apo private derisa të gjendet mesi i pranueshëm”, tha Kraki në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Lexo edhe: Zëdhënësi i Qeverisë sqaron “tensionin” në mes të Kurtit e Osmanit

Sipas tij, nëse presidentja Osmani pretendon të ketë një mandat të dytë, do t’i nevojiten patjetër votat e VV-së.

“Osmani ka mandatin nëse pretendon të ketë mandat të dytë, normalisht, do të ketë varësi nga VV, do të ketë nevojë për votat e saj. Këta kanë garu bashkë në zgjedhje, kanë qenë në koalicion, është normale që normal në politikë të gjitha koalicionet janë interesa të secilës palë. Në momentin që Osmani është bërë presidente, është larguar, ka rol tjetër”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika