Për shkak të pakënaqësisë me paga, punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të protestojnë sot.
Protesta do të zhvillohet para Rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 10:00.
Ajo është paraparë të zhvillohet për një orë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.