Rudy Giuliani bën kërkesë për falimentim

Rudy Giuliani ka bërë kërkesë për falimentim, pasi i është kërkuar të paguajë 148 milionë dollarë për dy ish-punëtore zgjedhore në Xhorxhia

Rudy Giuliani. Foto: AP

Rudy Giuliani ka bërë kërkesë për falimentim, vetëm disa ditë pasi i është kërkuar të paguajë 148 milionë dollarë për dy ish-punëtore zgjedhore në Xhorxhia, pasi i ka akuzuar rrejshëm për mashtrime, teksa ka punuar për të përmbysur humbjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2020.

Giuliani, i cili është njohur si “shefi i Amerikës”, për shkak se ka qenë kryetar i Nju Jorkut, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, përballet me borxhe të mëdha, disa prej të cilave janë pasojë e punës së tij me Trumpin.

Ai përballet edhe me akuza penale në Xhorxhia.

Në kërkesën për falimentim, në një gjykatë në Nju Jork, Giuliani ka thënë se ka detyrime  mes 100 – 500 milionë dollarëve dhe asete në vlerë të 1-10 milionë dollarëve.

Një zëdhënës i Giulianit ka thënë se kërkesa për falimentim i ka dhënë kohë për të apeluar gjobën prej 148 milionë dollarëve, për t’u siguruar që kreditorët e tjerë e trajtojnë në mënyrën e duhur.

“Asnjë person nuk mund të ketë besuar që kryetari Rudy Giuliani do të mund të paguante një masë aq të lartë ndëshkuese”, ka thënë zëdhënësi Ted Goodman.

Procedurat e falimentimit në Shtetet e Bashkuara u mundësojnë individëve dhe kompanive që t’i fshijnë ose riorganizojnë borxhet e tyre, dhe Giuliani besohet se në këtë mënyrë do t’i pauzojë të gjitha paditë që janë kundrejt tij.

Megjithatë, procedura e falimentimit nuk garanton se do të mund të fshihet borxhi që ka ndaj punonjëseve zgjedhore.

Giuliani është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale për tentimet për përmbysje të rezultatit në Xhorxhia, bashkë me Trumpin dhe disa të pandehur të tjerë.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika