Vëllai i Liridonës: Prokuroria na ofroi siguri se hetimet po shkojnë mirë

"..Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese", ka njoftuar vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi

Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës, Liridonës, që u vra mizorisht më 30 nëntor, ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe se janë dakorduar që të kenë takime të rregullta informuese.

Ademaj ka thënë se ky takim ua ka lehtësuar dhimbjen atyre si familjarë dhe u ka ofruar siguri që hetimet janë duke shkuar mirë.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese”, ka shkruar Ademaj.

Ai ka falënderuar prokuroren e rastit dhe hetuesit, që janë duke ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti.

Ai shpreson se rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale nga institucionet e drejtësisë.

“Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”.

20 dhjetor, Leonardi ka thënë se familja e tij nuk është njoftuar nga Prokuroria se cili është prokurori i rastit.

Ai ka thënë se të vetmet informacione që posedon familja janë raportimet në medie.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar katër të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika