Një punëtor në ndërtim ka vdekur pasi është rrëzuar nga një objekt në të cilin punonte në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se pronari i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.