Kurti: Patrullimi i përbashkët me KFOR-in i zmbrapsi planet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se patrullimi i përbashkët me KFOR-in duket se i ka zmbraps planet e Serbisë për sulme të reja në Kosovë.

“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 km, është më i gjatë sesa kufiri marr së bashku Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë… Ajo çfarë po bëjmë ne dhe që duket se i kanë zmbrapsur planet për sulm është patrullimi i përbashkët me KFOR-in dhe kjo tashmë po ndodh… policët tanë së bashku NATO po patrullojnë përgjatë kufirit”, ka thënë Kurti.

Ai ka lavdëruar punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së, në kuptimin e dyfishtë të fjalës edhe për shkak se është paparë se është çështje sekrete dhe për shkak se kësi rezultatesh janë të papara në historinë e kësaj agjencie për çka i falënderoj… Kur kësaj i shtohet bashkëpunimi me aleatët ne jemi tejet të përgatitur ndaj çfarëdo sulmesh që mund t’i mendoj dikush që t’i zmbrapsim suksesshëm”, tha ai.

Ai ka thënë se nëse ka sulme nga Serbia, Kosova do të vetëmbrohet, por që sipas tij është mirë të mos ketë sulme.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika