Kolona të automjeteve po vazhdojnë ende në dy pika kufitare në hyrje të Kosovës, pasi bashkatdhetarët ende po vazhdojnë të vinë nga vendet e ndryshme në vendin tonë.
Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona në hyrje në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, janë 150 metra të gjatë dhe pritja është 60 minuta.
Kurse, në hyrje në pikë kalimin kufitar në Merdare, kolonat janë të gjata 100 metra dhe pritjet janë rreth 30 minuta.
Ndërsa, në pikë kalimet tjera kufitare pritjet janë vetëm 5 minuta.