Ukraina thotë se ka shkatërruar 14 dronë rusë

Rusia ka sulmuar me 15 dronë Ukrainën, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre

Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të shtetit, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre, tha ushtria e Ukrainës më 24 dhjetor.

“Si rezultat i luftës ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat mbrojtëse kanë shkatërruar 14 dronë Shahed në rajonet e Mikolajivit, Hirovoradit, Zaporizhjës, Dnipros dhe Hmelnitskit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

Sipas njoftimit, dronët u lëshuan nga brigjet lindore të Detit Azov në Rusi.

Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Rusia ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Moska vazhdimisht sulmon me dronë Shahed caqet në Ukrainë. Këta lloj dronësh, që ndryshe njihen edhe si dronë kamikaz, janë të prodhimit iranian.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika