Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tha se buxheti i ndarë nga Qeveria për investime kapitale është joracionale dhe jokorrekt. Ai tha se kryeqyteti ka marrë më pak mbështetje se shumë komuna të tjera më të vogla që qeverisen nga Vetëvendosje.
Xhaferi tha se të gjithë qeveritarët jetojnë në Prishtine dhe marrin shërbimet, por që nuk duan që të ketë zhvillim, kjo sipas tij, shihet nga investimet e bëra.
“Investimet për vitin 2024 nga niveli qendror janë joracionale, jokorrekte, këtu shohim se investime kanë marrë komunat ku qeveris VV, nuk ka një racionalitet të shpërndarjes. Ne si Prishtinë krahasohemi me Kamenicën, jemi më ulët së Shtimja në financim të investimeve kapitale, këtu shihet edhe fokusi i Qeverisë ndaj qytetarëve të Prishtinës”.
“…jam shumë i zhgënjyer ne kemi pasur projekte të cilat kemi kërkuar edhe takim me kryeministrin Kurti, përkrahje për Prishtinën dhe këto projekte nuk figurojnë, pra kemi dy projekte, një shkollë, diku mbi 1 milion është vlera të cilën e jap për nënkalimin për rrugën A në total është 2 milionë e 300 mijë investimi që do të ndodhë në Prishtinë nga niveli qendror për vitin 2024, gjithë këta qeveritarë jetojnë në Prishtinë, i marrim shërbimet në Prishtinë, por që nuk e shohin të zhvillueshme dhe nuk e do të zhvillueshme, vërehet në pjesën e investimeve të cilat i kanë ndarë”.
Ai kërkoi nga Qeveria që nëse nuk e përkrah Prishtinë, të mos e pengojë zhvillimin që po ndodh. Duke bërë krahasimin e buxhetit me komunat e VV-së, ndër të tjera ai tha se Gjilani ka mbi 6 milionë euro, ndërsa në komunën e Prishtinës ka 2 milionë e 300 mijë, krahasuar më numrin e banorëve, kjo nuk do koment, dhe se sipas tij, nuk është korrekte, raporton EO.
“Prishtina me i mbledh të gjithë banorët të cilët kanë bërë shpërndarje buxhetore, nuk dalin sa janë në Prishtinë, shumica e tyre jetojnë në Prishtinë edhe kthehen në qytetet e tyre, aq është krijuar një situatë e nivelit qendror me nivelin lokal, ku po them të mos na përkrahin nganjëherë hiç, po as mos të na pengojnë në zhvillimin tonë, edhe na kemi mjete të bollshme në ta kalojë bartjen e mjeteve në kohë, të mos na pengojnë në bartjen e mjeteve të mos na pengojnë në realizimin e mjeteve, ne jemi duke ecur në projekte të mëdha nuk ndalemi, por kjo është situata më nivelin qendror”.
“Qeveria në investime kapitale për banorët e Prishtinës i bie diku që i ka ndarë nga 10 euro për person, ndërsa mbi 100 euro të Gjilanit të Kamenicës kë po e njëjta, janë 4 top komunat ku qeveris VV dhe janë në krye të listës, ndërsa të gjitha komunat tjera janë poshtë saj, investimi në Gjilan ke mbi 6 milionë euro, ndërsa komuna e Prishtinës e ka 2 milionë e 300 mijë, numri i banorëve kjo nuk do koment, në nuk jemi kundër asnjë investimi në komunat të Kosovës dhe dëshirojmë që zhvillimi të jetë i gjithmbarë, por duhet të këtë qasje ku ka banorë, kemi projekte të kryera, të cilat ia kemi prezantuar kryeministrit që të financohen këto projekte, është jokorrekte shpërndarja është joracionale, është partiake”, përfundoi Xhaferi./EO