Rrëfimet e të burgosurve në burgun e Dubravës, si përfunduan prapa grilave?

Rrëfimi i një të burgosuri në emisionin "N'burg me Nitën", i cili është i penduar për veprën e tij penale që e ka vendosur prapa grilave

Kësaj radhe në emisionin ‘N’burg me Nitën’ të RTV Dukagjini, vjen rrëfimi i një të burgosuri, i cili është penduar për veprën e tij (vrasje), për të cilën siç thotë ai, ka ndodhur aksidentalisht.

I burgosuri në fjalë, është Hasan Selimi nga rrethi i Opojës në Prizren, i dënuar për vrasje, me 14 vjet burg.

Sa i përket kryerjes së veprës penale me të cilën është dënuar, ai ka thënë se ka ndodhur për një moment dhe ka qenë aksidentalisht.

“Thellë-thellë unë e di që nuk kam qenë fajtor, por ata më bënë fajtor, për një moment ka krisur pistoleta dhe e vrava. Jam shtangur. E kam marrë dhe e kam dërguar në spital, por nuk ka mundur të shpëtonte”, ka deklaruar Selimi.

Ai ndër të tjera ka shtuar se kjo vrasje, sipas tij, ka ardhur nga një moment pakujdesie dhe është i penduar.

“Ai donte të shkonte në gjueti, unë u mashtrova, gjithmonë i them vetes pse ia mora pistoletën, sepse nuk ka pasur nevojë që sot të jem këtu”, ka shtuar Selimi.

Sa i përket jetës së tij, para se të vihej prapa grilave, ka thënë që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem të tillë.

“Gati 45 vjet kam jetuar në Gjermani, për 25 vjet e kam vozitur autobusin në Hamburg, nuk kam pasur një fëmijëri të keqe, dhe nuk kam pasur asnjëherë punë me Policinë e Gjermanisë”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka dhënë një mesazh për rininë, “asnjëherë rinia të mos mendojnë që paraja vjen shpejt”.

“Sidomos të rinjtë duhet ta kuptojnë që nuk është i lehtë burgu, që po mashtrohen me shoqëri e me substanca narkotike, që nuk kanë të ardhura dhe prej stresit po detyrohen të mashtrohen dhe të vjedhin”, është shprehur Selimi.

“Le të kënaqen rinia me atë që e kanë, e pastaj le të punojnë, sepse paret e shpejta të dërgojnë në burg, sidomos droga që ka filluar në vitet e fundit është katastrof, që rinia po mendon ta marrë pak drogë e ta dërgoj diku, e pastaj po përfundon në burg”, ka shtuar ndër të tjera Selimi.

Ai për fund ka thënë që rinia të mos mashtrohet me substanca narkotike dhe çfarëdolloj gjëje tjetër që të dërgon shpejt te paraja.

Sipas tij, ajo që duhet të merret parasysh gjithmonë është familja dhe këshillat e tyre, sepse është e vetmja që të shkon në mendje, siç thotë ai “kur të futesh në hapësirën e errët të burgut”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika