Gashi për sondazhet: Lajm i mirë për LDK-në, por jo edhe për partitë e tjera

Lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, analisti Dardan Gashi është shprehur se këto rezultate përbëjnë lajm të mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por jo dhe për partitë e tjera

Analisti Dardan Gashi

Analisti, Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se rezultatet e sondazhit, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, janë lajm i mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Është lajm i mirë për LDK-në, më pak për partitë tjera. Megjithatë, kjo tregon që LDK-ja ka potencial, nuk është duke e shfrytëzuar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se nga këto rezultate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po del si partia më atraktive për të gjithë.

Ndryshe, sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik, del në përfundim se qasja e kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti, vlerësohet si e duhur me 58.4 për qind.

Lexo dhe: 58.4 për qind e elektoratit të anketuar e vlerësojnë të duhur qasjen e Kurtit në dialog

Ndërkaq, 41.6 për qind e elektoratit të anketuar në Kosovë (mbi 18 vjeç) e konsiderojnë si jo të duhur.

Në këtë sondazh, në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Lexo dhe: Sondazhi i UBO Consulting: LVV-ja e para me 48.5%, PDK-ja e dyta, LDK-ja e treta

Ndërsa, partia tjetër, që kryeson në vend të dytë, është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Njëra nga pyetjet e realizuara në këtë sondazh është se cilat nga grupet po e bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këto grupe përfshiheshin analistët, bizneset, partitë politike, militantët e VV-së, shoqëria civile dhe grupet e tjera.

Lexo dhe: 52.9 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike po e bëjnë opozitën më të fortë ndaj Kurtit

Në këtë sondazh kryesojnë partitë politike me 52.9 për qind, analistët me 23.3 për qind, shoqëria civile me 14.5 për qind, militantët e VV-së me 4.9 për qind, grupet e tjera me 2.6 për qind dhe bizneset me 1.9 për qind.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika