Është goditur me veturë një zyrtar policor pasditën e kësaj të hëneje në fshatin Ozdrim të Pejës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikëkontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndalojë një të dyshuar, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi.