Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shantazhit, i cili, sipas njoftimit, ka ndodhur të hënën në Prishtinë, respektivisht në aeroportin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, një person ka pranuar një mesazh në rrjetet sociale nga një i dyshuar i panjohur, i cili i ka kërkuar para në mënyrë që të mos i publikohet një video intime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur, i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime. Sipas ankuesit, pagesën duhet ta bënte online pasi të arrijë jashtë RKS-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.