Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për 287 mijë e 684 pensionistë.
Murati në një postim në Facebook ka thënë se kjo është bërë pas përgatitjeve teknike të stafit në dikasterin që udhëheq, duke ekzekutuar këto shtesa për pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim, Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, thuhet në njoftim.