Një person është dërguar në emergjencë pa shenja jete, të martën e 26 dhjetorit, në Ferizaj.
Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.