Kurti: Sapo të konfirmohet se Serbia po e zbaton vendimin për targat RKS, ne do të njohim targat e saj

“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë ka përmendur edhe vendimin e qeverisë serbe për t’i lejuar automjetet me targa të Kosovës, RKS, të lëvizin brenda territorit të saj nga 1 janari duke thënë se është një manovër e radhës nga Serbia për të ulur presionin nga perëndimi demokratik në lidhje me zgjedhjet e mbajtura atje.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se ky veprim u përdor po ashtu për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit dhe maskimin për sulmin terrorist në Banjskë.

“Targat në Kosovë, në shtator të 2021-s, përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve MIG 29 të ngritur në qiell përreth kufirit e për të tentuar destabilizim në veri, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave që ishin ngritur rrugëve të komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit të kaluar, kurse në dhjetor sivjet po përdoren për të ulur presionin nga Perëndimi demokratik (BE-SHBA) mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike, për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit Evropian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator. Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë, që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit, mbi bazën e shkronjës dhe frymës së marrëveshjes bazike, është manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë, pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi.

“Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktivë me parimin e reciprocitetit sapo policia kufitare të konfirmojë se Serbia po e zbaton këtë vendim që ka marrë, të plotë dhe pa pengesa”, ka vijuar ai.

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.

Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht.

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika