Gërvalla kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE-së

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se presin që gjatë vitit të ardhshëm Kosova të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla foli edhe për shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ajo kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për njohje nga pesë vendet e BE-së.

“Gjatë këtij viti, gjithashtu, kemi bërë progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Me gjithë lobimin masiv dhe agresiv të Serbisë dhe aleatëve të saj, Kosova e ka kaluar me sukses votimin në Këshillin Ministror. Gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të mundësuar anëtarësimin sa më të shpejt në këtë institucion nga më të rëndësishmit, jo vetëm për subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, por edhe realizimin e të drejtave individuale të qytetarëve tanë. Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilalterale në fusha të ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë. Vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, kanë kryesisht arsye të brendshme politike për këtë. Mirëpo, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm që për t’i bindur shtetet për njohjen e Kosovës, na nevojitet edhe mbështetja e partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë”, thekson Gërvalla.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika