Të gjithë zyrtarët e sektorit publik që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë marrë pagë më të ulët shkaku i Ligjit të ri të Pagave, nga viti i ardhshëm pagat do t’u rikthehen në nivelin paraprak.
Ky është vendimi që institucioni më i lartë juridik, Gjykata Kushtetuese ka publikuar gjatë së martës.
Gzim Shala nga IKD, thotë se në Ligjin e ri të Pagave, sipas Gjykatës janë disa nene që nuk janë në pajtueshmëri më Kushtetutën e Kosovës, andaj dhe kërkohet që të ketë ndërhyrje në to.
“Gjykata Kushtetuese thekson se aktgjykimi në fjalë nuk ka të bëjë më zyrtarët publik që është ngritur paga por i trajton rastet e personave që ju është ulur paga dhe sipas vendimit të tyre të gjithë zyrtarët do të vazhdojnë të marrin pagën e ngritur ashtu siç ka qenë para se të hyjë në fuqi ligji i ri”, ka thënë ai.
Shqetësim tjetër në atë periudhë ishte ulja e pagave për dy kategori të rëndësishme, prokurorët dhe gjyqtarët.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, thotë se nëse kjo do të ndodhte do të rikthehej periudha e disa viteve më parë.
“Sistemi i drejtësisë me vite ka qenë i lanë pas dore dhe pagat kanë qenë aq të ulëta sa kanë ndiku në shkapërderdhje në sistemin e drejtësisë dhe në ikjen masive të gjyqtarëve dhe Prokurorëve por më inistimin e amerikanëve është ndërtu një normë që ka tentu të bëjë balancimin e pagës së gjyqtarëve”.
Gjykata i ka lënë po ashtu gjashtë muaj kohë Kuvendit të Kosovës që të rregullojë edhe nenin ku flitet për koeficientin për përvojën e punës.
Në ligjin thuhej se përvoja e punës ulej nga 0.5% në 0.25% për 15 vitet e para të përvojës së punës dhe kjo ulje, sipas Kushtetutës, cenon të drejtën në pronë.
Vendimin e Kushtetueses, shumica parlamentare thotë se do ta respektojë, ndonëse ka disa pikëpyetje.
Kusari-Lila: Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për paga, sipas aktgjykimit të Kushtetueses
“Natyrisht se Kuvendi sipas aktgjykimit të plotë do të reflektojë në plotësim-ndryshimet për ligjin, por prapë po e humb elementin që në sektorin publik nuk duhet të ketë diferencë aq të madhe të pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo ka qenë ideja, duke u prezantuar një nivel i qartë dhe transparentë për të gjithë midis pagës më të lartë dhe pagës më të ulët”, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e grupit parlamentar të LVV-së.
Ligji për pagat u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit në prill të këtij viti.
Ligji ishte miratuar në Kuvend në dhjetor të 2022-ës.