“Ta mbajnë qytetarin me frikë për ta shitur Asociacionin”, Molliqaj u reagon Kurtit e Konjufcës

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Nga Qeveria dhe partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kanë ritheksuar se Milan Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja në Kosovë dhe se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

E për të parin e PSD-së, Dardan Molliaj, këto janë “ankesa” që dëshmojnë “dështim epokal në politikës e jashtme”.

Pasi, sipas Molliqajt, po dështojnë ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që Vuçiq është faktori destabilizues, kështu po “ankohen para popullit”

“Unë besoj s’ka asnjë kuptim, këta nuk ishin dashur qytetarëve të Kosovës t’ ankohen qysh po dëshmojnë me bind bashkësinë ndërkombëtare për Vuçiqin. Eventualisht ka kuptim t’i ankohen bashkësisë ndërkombëtare kur i takojnë pse pos sillen kështu.

Po të dalë kryetari i kuvendit dhe kryeministrit edhe të thonë çka po më intereson kjo. Ti paske dështuar ta bindësh bashkësinë ndërkombëtare. Zotëri ti më ke pru sanksione, Kosova sot është në sanksione për veprimet tua. Ndërsa i ankohesh popullit të Kosovës, ky është dështim epokal politikës së jashtme. Nuk është në rregull me mbajt qytetarin e Kosovës me frikën për me shit Asociacionin… këta po dojnë më ta thonë jemi duke shkuar në luftë rrjedhimisht më mirë Asociacioni”, ka thënë Molliqaj në “Debat Plus”.

Deklarimet dhe veprimet Kurtit e oponentëve tjerë të VV-së karshi Vuçiqit kanë “njëfarë skizofrenie”.

“A na thanë këta pas sulmit në Banjskë që s’kam më dialog pa u ndishku Serbia, që s’ka marrëveshje. Ditën që shkoi në Bruksel që ishte samiti i BE-së, në njërën nga mediat ndërkombëtare në ShBA-së doli që pa u sanksionuar Serbia asnjë gjë. Pse ky është gati më nëshrku autonomi për veriun e Kosovës me Vuçiqin që na paska sulmuar tash. Këtu po ka njëfarë skizofrenie. Një njërën anë, ti e dëgjon duke thanë ky është tmerri, ky është rreziku ku na ka bërë kështu. Në anën tjetër, lyp marrëveshje më të. Marrëveshje me të cilën po thotë që s’është e mirë, unë e kisha shkruar ndryshe, por ma mriz se tjerat”, ka theksuar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika