Forcat izraelite vrasin një palestinez 14-vjeçar

Sipas Ministrisë palestineze e Shëndetësisë, 14-vjeçari palestinez është qëlluar nga forcat izraelite me armë në qafë dhe shpinë. Ai është dërguar në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve

Trupi i adoleshentit palestinez Zaid Saeed Ghuneim është mbajtur gjatë funeralit të tij në një spital në Beit Jala në Bregun Perëndimor të shtunën, Foto CNN

Një palestinez 14-vjeçar është vrarë nga forcat izraelite në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor, të premten vonë, këtë e ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton CNN, transmeton Portali D.

Familja e viktimës, Zaid Saeed Ghuneim, ka thënë se adoleshenti sapo kishte mbaruar darkën dhe ishte duke shkuar për në shtëpinë e gjyshërve të tij kur është qëlluar. Vëllai i tij, Yazan Ghuneim, ka thënë për gazetën CNN se vëllai i tij ishte fshehur në një garazh kur ushtarët izraelitë e futën në qoshe.

“Ata i vunë dy plumba në këmbë, dy në shpinë dhe një në qafë. Ata e vranë atë, ai ishte shoku im më i mirë. Një djalë i bukur, paqësor që donte t’i ndihmonte të gjithë” ka thënë Ghuneim për CNN në shtëpinë e familjes.

Një dëshmitare okulare e të shtënave, Um Muhammad Al Wahsh, ka treguar një video që ajo e ka bërë menjëherë pas incidentit. Në pamjet, ka gjak të grumbulluar në dyshemenë e një garazhit. Sipas Um Muhamed, ajo pa Zaid Saeed Ghuneim duke vrapuar në garazh dhe e dëgjoi atë duke u lutur për jetën e tij.

“Ai po bërtiste dhe vazhdonte të thoshte: “Unë nuk bëra asgjë! Mos më qëlloni!”, ka thënë ajo për CNN.

Ilustrim

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ghuneim është dërguar me urgjencë në spital me plagë plumbash në qafë dhe shpinë, ku mjekët nuk kanë mundur ta mbanin në jetë.

Në një deklaratë të dhënë për CNN, ushtria izraelite ka thënë se disa ushtarë në zonën Al-Khader të Betlehemit po kryenin “aktivitet rutinë të sigurisë” në zonë kur “të dyshuarit hodhën gurë mbi ushtarët, duke rrezikuar jetën e tyre”.

Sipas ushtrisë izraelite, në ndjekjen e sulmuesve, ushtarët u përgjigjën me zjarr të vërtetë, duke plagosur një nga të dyshuarit. Në deklaratë është shtuar se ushtarët ofruan trajtimin fillestar mjekësor në vendngjarje para se të transferonin të plagosurit në Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze. Ngjarja tani është nën shqyrtim. Ndërsa në deklaratë nuk përmendet emri i Zaid Saeed Ghuneim.

Kjo është vrasja e dytë e një të mituri nga forcat izraelite në më pak se një javë, pas një sërë bastisjesh në Bregun Perëndimor.

Po ashtu, gazetarja palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh është qëlluar dhe u vra nga ajo që Prokurori i Përgjithshëm palestinez e ka përshkruar si një sulm të synuar nga ushtarët izraelitë.

Në mars, një sërë sulmesh nga palestinezët vranë 19 izraelitë. Si përgjigje, ushtria izraelite nisi “Operacionin Breakwater”, duke kryer bastisje pothuajse të përditshme në të gjithë Bregun Perëndimor për të arrestuar të dyshuarit.

Që atëherë, ushtarët kanë arrestuar dhjetëra banorë të Bregut Perëndimor dhe kanë hasur në rezistencë të dhunshme. Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se të paktën 55 palestinezë kanë vdekur për shkak të operacionit Breakwater.

Vritet gazetarja e Al-Jazeera-s gjatë përleshjeve në Jenin

Forcat e Izraelit vrasin një 17-vjeçar në Palestinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika