Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
“Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave ka bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në forcimin e ekonomisë duke blerë prodhime vendore në këto kohë festash.
“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia”, ka thënë ai.
Sipas Muratit, kjo mundëson që të rritet buxheti, dhe me këtë rast rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët e Kosovës.