Afër 30 vrasje gjatë vitit 2023 në Kosovë

Gjatë vitit 2023, Kosova është përballur me një numër të lartë të vrasjeve, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, nga 1 janari deri më 30 nëntor të vitit 2023, janë regjistruar 28 vrasje

Kosova përgjatë vitit 2023 është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari e deri më 30 nëntor të 2023.

Gjatë kësaj periudhe kohore, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 28 vrasje. Ky numër u bazua në raportin e policisë për periudhën janar-nëntor të vitit 2023.

Kjo shënon një rritje të vrasjeve krahasuar me vitin 2022, ku për 365 ditë u raportuan 21 vrasje.

Të dhënat statistikore për vitin 2022 dhe Janar- Nëntor 2023 nga vepra penale “Vrasje”

Megjithatë, vrasjet nuk u ndalen as pas kësaj periudhe kohore.

Më 16 dhjetor u raportua të ketë ndodhur një vrasje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një person u vra me armë të ftohtë.

Rasti tjetër i njohur i vrasjes në Kosovë përfshin vdekjen e Liridona Ademajt.

Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar disa persona, duke përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Murseli akuzohet se i kishte premtuar Plavës një shumë të madhe parash për kryerjen e vrasjes.

Sipas sociologut Labinot Kunushevci, faktorët socialë që kanë kontribuuar në rritjen e numrit të vrasjeve janë prej më të ndryshmeve.

“Rritja e frustrimit social, toleranca ndaj rreziqeve të alarmuara për tensione dhune, mungesa e mirëqenies dhe integrimit në shoqëri, problemet ekonomike, qasja e butë ndëshkimore ndaj njerëzve me dosje penale të dhunës – relativizimi i fajit të dhunuesve, janë disa nga shkaqet që kanë rritur numrin e vrasjeve në Kosovë”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Tutje, ai ka thënë se për të arritur një shkallë më të lartë të ndërgjegjësimit shoqëror, është thelbësore të aplikohet një kontroll më i rreptë dhe i filtruar i të gjitha mekanizmave publikë që ndikojnë në raportet shoqërore.

Labinot Kunushevci, sociolog.

“Media, arti, marrëdhëniet profesionale, ndarja e roleve gjinore, barazia dhe planifikimi familjar”, janë vetëm disa nga to, sipas Kunushevcit.

Ndër rastet e regjistruara, disa prej tyre kanë tronditur opinionin publik, për shkak të natyrës së tyre të rëndë.

Një vrasje në Banjë të Malishevës më 20 shtator, ku një person u gjet pa shenja jete dhe dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.

Një tjetër rast ishte në Podujevë më 11 shtator, ku një ngjarje tragjike ndodhi para syve të një fëmije 4-vjeçar.

Gjithashtu, një person rreth moshës 48-vjeçare u vra në Prizren më 3 shtator para syve të familjes së tij.

Në Skenderaj, më 10 gusht, një 39-vjeçar u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Në Klinë, më 7 gusht, një person u vra me armë zjarri në një ngjarje ku viktima dhe i dyshuari kishin lidhje familjare.

Vendi i vrasjes në Skenderaj

Një tjetër vrasje kishte ndodhur më 5 gusht në Bon Vivant, ku përfunduan të plagosur 6 persona dhe 10 të tjerë u lënduan.

 

Ndërsa, një shtetase argjentinase ishte vrarë në Fushë-Kosovë më 2 gusht, kurse i dyshuari lidhur me vrasjen është arrestuar, ndërsa një 17-vjeçar u ther me thikë në Viti më 21 korrik dhe për pasojë nga plagët e marra ka vdekur.

Më datën 25 qershor të vitit 2023, kishte ndodhur një vrasje për tokë në Gjakovë, pas arrestimit, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetëmbrojtje, pasi të njëjtit e kishin rrahur fort.

Më datën 14 prill të vitit 2023, një grua ishte ekzekutuar në Pejë, kurse i dyshuar ishte djali i saj.

Ndërsa, më datën 24 janar të vitit 2023, në Kaçanik, nga Policia e Kosovës ishte gjetur një burrë i moshës 48-vjeçare i vrarë në veturën e tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika