Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës.
Pas të shtënave me kallashnikov, një person ka mbetur i plagosur. Motivet e këtij rasti ende nuk dihen.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se “policia është duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin, si dhe kapjen e të dyshuarit”.
“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht, policia është duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin, si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezi.