Të paktën 30 të vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë

Agresioni rus në qytetet e Ukrainës arrin një nivel të ri vdekjeprurës FOTO:BBC

Të paktën 30 persona janë vrarë në atë që Ukraina thotë se është bombardimi më i madh me raketa ruse deri më tani.

Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv në orët e para të mëngjesit të të premtes, raporton BBC.

Rusia “përdori pothuajse çdo lloj arme nga arsenali i saj”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kurrë nuk kishin parë kaq shumë raketa të lëshuara menjëherë.

Mbrojtja ajrore e Kievit është përmirësuar në mënyrë drastike në muajt e fundit, por të premten ato ishin të mbingarkuar.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se Rusia përdori raketa hipersonike, lundruese dhe balistike, përfshirë tipin X-22, të cilat janë të vështira për t’u kapur. “Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë objektiva të goditur njëkohësisht,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika