Një pompë e derivateve në kryeqytet është përballur me grabitje në orët e para të ditës së premte.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Dy punëtorët e pompës së derivateve janë ballafaquar me një grabitës, i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ishte futur në lokal.
“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e policisë.