OVL e UÇK-së në Ditën e Veteranit: Qeveria po shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe gjakun e dëshmorëve

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se bashkërisht në vitin 2024, do t’i thonë stop jo vetëm kryeministrit Kurti por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në ditën e Veteranit, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është anti-UÇK.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se bashkërisht në vitin 2024, do t’i thonë stop jo vetëm kryeministrit Kurti por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së.

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është qeveri anti-UÇK. Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Jashari shtoi se kryeministri Albin Kurti ka shkelur ligjin duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve kontributet.

“Ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve por mendoj që bashkërisht që në vitin 2024, do t’i themi stop jo vetëm këtij kryeministri por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së ”, tha ai./ KP

Ndryshe, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika