Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka nderuar me dekret shtetëror kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i dhënë vlerësimin e klasit më të lartë.
Rama qëndron në të njëjtën renditje me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministrin spanjoll.
Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.
“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelensky.
Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:
DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023
Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës
Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:
Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë:
Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
AL SAUD Muhammad bin Salman-Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite
Sánchez Perez-Castejona Pedro-Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës./TCH