“Ballkani i Hapur nuk është shuar”, thotë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar në një konferencë të fundvitit në Tiranë se nuk ka deklaruar ndonjëherë se ka mbyllur nismën e Ballkanit të Hapur. Ai theksoi se deklaratat e tij të mëparshme janë keqkuptuar. Rama u përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me një deklaratë të tij në korrik, ku kishte thënë se Ballkani i Hapur ishte një nismë për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit, duke pohuar se ai nuk ka thënë se e ka mbyllur nismën, por e ka kryer misionin e saj në një kontekst të caktuar

Liderët e disa prej vendeve të Ballkanit gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, gusht 2022.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën se ai asnjëherë nuk e kishte deklaruar të mbyllur nisëm e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se deklaratat e tij të mëparshme janë keqkuptuar.

Duke folur në një konferencë të fundvitit në Tiranë, Rama tha se “sot po e marr vesh se unë e paskam mbyllur Ballkanin e Hapur se nuk më rezulton që unë të kem bërë ndonjë mbyllje, madje unë e kam shpjeguar që Ballkani i Hapur nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës nga një person apo nga njëra palë”.

Ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e tij në korrik, kur kishte thënë se Ballkani i Hapur ishte një nismë për “ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se e kishte kryer atë mision për të cilin lindi”.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Rama tha: “Unë nuk kam thënë asnjëherë që kam mbyllur Ballkanin e Hapur se është dhe si shprehje qesharake. Unë kam thënë diçka krejt tjetër që është thënë në një kontekst të caktuar dhe shprehimisht kam thënë që e ka kryer misionin e vet në atë kontekst, por që nisma në vetvete është një nismë që është si nisma të tjera dhe që nuk hapet dhe nuk mbyllet nga unë.”

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, është ndërmarrë më 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe është nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nisma është kundërshtuar nga opozita në Shqipëri dhe është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në kuadër të saj janë arritur disa marrëveshje, si për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Lidhur me paralajmërimin e Ramës për shuarjen e saj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë asokohe se “nuk mund ta besojë se ai [Rama] e ka thënë një gjë të tillë”, shkruan REL.

Rama konfirmoi se nisma rajonale vazhdon dhe për ta konkretizuar këtë solli në vëmendje, panairin e verërave që u mbajt pak kohë më parë në Beograd, duke e cilësuar atë si produkt të kësaj nisme.

“Ajo nismë vazhdon, që të jemi shumë të qartë dhe Shqipëria as nuk e ka mbyllur se nuk e mbyll dot një palë”, sqaroi Rama.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika