Përgatitjet për vitin e ri, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

Në prag të natës së Vitit të Ri, qytetarët u janë drejtuar marketeve për furnizim me produkte të ndryshme ushqimore. Mirëpo ata kanë një shqetësim të përbashkët e që është rritja e çmimeve. Ata thonë se jeta po bëhet e papërballueshme financiarisht. Ndërsa, njohës të çështjeve ekonomike thonë se ngritja e çmimeve po dëmton jetën e qytetarëve dhe se fokusi vitin e ardhshëm duhet të jetë në zhvillimin ekonomik të vendit

Ilustrim

Çdo ditë iu drejtohen marketeve për t’u furnizuar me ushqim. E këtë herë, në listën e artikujve u janë shtuar edhe produktet e nevojshme për mbrëmjen e Vitit të Ri.

Me faturë në duar, shtrenjtimin e çmimeve qytetarët po e vënë re dukshëm.

“Po, ma shtrenjtë sigurt se çdo herë tjetër. Dikun 20-30% po, ma shtrejt sigurisht. Gjithmonë e kam shprehi të marr produkte vendore, mundet ndonjë me m kalu pahiri po produkte vendore konsumoj. Krahasuar me këtë vit, vitet e kaluara më lirë kanë qenë po secilo vit ka dallime po këtë vit, më shtrenjtë se herat e kalune”, ka thënë Skender Muja, Qytetar.

“Po valla ka rritje. Diku 25% ma shtrenjtë. Nuk po mujmë me mbijetu me këtë pension, është i ulët. Veç qiranë e paguj 150 euro. Çmimet (ndyqan) katastrofë, me qeto pensija s’mundemi. Mishi ma shtrenjtë, edhe bylmeti. Duhet të inspektohen dhe të vijnë çdo ditë”, ka shtuar Nexhat Gashi, qytetar.

Në këtë situatë, sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, shteti duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik duke mbështetur prodhuesit vendorë.

“Vet fakti që Kosova është shtet i varun nga importi, importon inflacion duke importuar produkte të ndryshme. Indikatori më i mirë për të matur çmimet në mes vitit të kaluar dhe këtij viti është qytetari i Kosovës. Çka ka ble vjet me 100 euro, tash i duhet ta paguaj 148 euro dhe kjo është dëshmia më e mirë se sa është ngritja e çmimeve evidente në Kosovë dhe sa po goditet qytetari i Kosovës”, ka sqaruar Safet Gërxhaliu, Ekonomist.

Ai thekson se rritja e çmimeve ka pasur efektin e saj në buxhetin familjar duke e dëmtuar në të.

“Në Kosovë për fat të keq pjesa më e madhe e buxhetit familjar është e orientuar në konsum dhe në nevojat e përditshme. Kjo definitivisht e dënon standartin jetësor në Kosovë po e shihni që falë inflacionit dhe vështirësive ekonomike ka ra fuqia blerëse e qytetarit dhe kur e kemi vetëm orientimin vetëm në konsum për ekzistencë si mund të flitet për kulturë, edukim e çështje të tjera…”, ka shtuar Safet Gërxhaliu, ekonomist.

Qytetarët thonë se rritjet më të mëdha të çmimeve i kanë vërejtur te produktet e mishit dhe ato të bylmetit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika