Aeroporti i Prishtinës përgatitet për fluks më të madh të udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022

Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022, duke kapur shifrën prej 40 mijë fluturime për vitin 2023.

Po ashtu, për herë të parë në historinë e aeroportit,  kanë udhëtuar rreth 3.4 milionë udhëtarë, si dhe këto shifra udhëtimesh priten të rriten gjatë këtij viti me liberalizimin e vizave për Kosovën. Aeroporti e sheh veten të përgatitur për këtë numër të udhëtarëve, por se janë duke investuar edhe në  hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, qytetarët janë shprehur të lumtur për këtë mundësi që tashmë e ka Kosova. Kurse, agjencionet turistike kanë thënë se procedura për udhëtime tashmë do të jetë shumë më e lehtë.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë për KosovaPress, se janë duke shtuar linja ajrore dhe destinacione të reja.

Gara u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që dëshirojnë të  udhëtojnë pa viza, të përgatisin të gjitha dokumentet e nevojshme në mënyrë që mos t’i anulohet fluturimi për mungesë të ndonjë dokumenti.

Ndërkaq, qytetarët shprehen të lumtur për mundësin e  udhëtimit pa viza. Ata thanë se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave dhe se do të vizitojnë të gjithë familjarët e tyre jashtë vendit.

Elbasan Muja tha se Kosova ka qenë i vetmi vend pa liberalizim të vizave.

Aferdita Zyliu tha se është e lumtur për heqjen e vizave dhe se shkon mysafir në Gjermani.

Në anën tjetër, në Agjensionin Turistik “Fibula”, kanë thënë për KosovaPress, se heqja e vizvaë është lehtësim i madh si për qytetarët, ashtu edhe për vet ata.

Fetije Sipahi nga kjo agjensioni, tha se qytetarët tashmë për udhëtime jashtë vendit, me liberalizimin e vizave do të paguajnë 100 euro më pak.

Sipahi tha se rezervime më shumti ka për Gjermani dhe Zvicërr.

Sipas të dhënave nga Aeroporti i Prishtinës, totali i udhëtarëve për vitin 2022, ishte mbi 2 milionë, si dhe destinacionet më të frekuentuara kanë qenë Gjermani dhe Zvicërr./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika