Kombi i Paqësorit i Kiribati sapo është bërë vendi i parë për t’u parë në 2024.
Shteti në Paqësor, Kiribati, më saktësisht ishulli më i madh i tij, Kiritimati, është bërë i pari që ka festuar Vitin e Ri, vend me rreth 5000 banorë.
Vitin e Ri, pak minuta më vonë e festuan edhe në Ishujt Catham, pjesë e territorit të Zelandës së Veriut.
Turma të mëdha po mblidhen në Sydney të Australisë për një nga shfaqjet më spektakolare të fishekzjarreve të Vitit të Ri në botë.
Pak para mesnatës atje, siç raporton BBC, tetë ton lëndë piroteknike do të lëshohen nga dy prej monumenteve më të njohura të Australisë – Ura e Harbour dhe Shtëpia e Operas – duke nisur një spektakël dymbëdhjetë minutash.