I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, teksa ua ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2024, nuk i ka lënë anash as kritikat ndaj Qeverisë.
Krasniqi ka thënë se vetëm arroganca e papërgjegjësia në qeverisja kanë shënuar progres, duke shtuar se nuk është “kjo nuk është Kosova për të cilën kemi punuar e sakrifikuar”.
“Ekonomia u rëndua edhe më shumë, Miqtë na sanksionuan, drejtësia u mohua, demokraci u lëndua, shëndetësia e arsimi degraduan, ndërsa diplomacia u shua. Të gjitha fatkeqësisht ishin në regres. Vetëm arroganca e papërgjegjësia në qeverisje shenduan progres. Kjo nuk është Kosova që e meritojmë. Kjo nuk është Kosova që e duam. Kjo nuk është Kosova për të cilën kemi punuar e sakrifikuar”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi në një video-mesazh.