Kosova nis lehtësirat për t’i paisur me dokumente shqiptarët e Luginës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës tash e dy dekada po përballen më pasivizim të adresave në vendin ku u linden e u rritën. Të njëjtit me probleme po përballen edhe në Kosovë vecse këtu ata kanë problem për t’u paisur me dokumente identifikimi. Qeveria e Kosovës ka marr një vendim për lehtësim të procesit për marrjen e nënshtetsisë por shqiptarët e Luginës po e shohin të vonuar

Lugina e Preshevës

Të lindur e të rritur në një shtet tjetër por shqiptarët e Luginës së Preshevës, prej shumë vitesh po përballen më një problem që konsiderohet edhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Atyre sistemi serb po ua pasivizon adresat e banimit e nuk po ua mundëson vazhdimin dhe marrjen e dokumenteve të identifikimit

Shumë prej tyre panë Kosovën si alternativ për të jetuar e vazhduar punët e tyre profesionale.

Por as Kosova për vite me radhë nuk arriti që të ua siguroj dokumtet e identifikimit, e kjo sipas banorëve të Medvegjës ka ndodhur për shkak të probleme politike që kanë Kosova e Serbia.

“Prej masluftës nuk kemi dokumenta edhe atje na kanë hek që nga viti 2012. Jam nga Baja e Sjarinës, kom ardh në Kosovë mëniher mbas luftës, këtu nuk kemi dokumente atje na kanë hek krejt prej regjistrit”, ka deklaruar Remzi Islami, i ardhur nga Medvegja në Kosovë.

Ngjashëm si Islami janë edhe shumë shqiptarë të tjerë të Luginës.

Një dritë në fund të tunelit për këtë kategori u rindez në fund ë këtij dhjetori.

Qeveria e Kosovës, miratoi një projektligj në të cilen parashihet lehtësohetesimi i procesit të  marrjes së shtetësisë së Kosovës.

Sipas raportimeve Serbia ka vazhduar diskriminimin duke pasivizuar adresat e më shumë se 4 mijë shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika