Osmani: Ne u përballëm me mohimin e padrejtë të lirisë së lëvizjes

“Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, ka thënë presidentja Osmani

1 janari i vitit 2024 shënoi fundin e pritjes për liberalizimin e vizave.

Nga e hëna e parë e këtij viti, kosovarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët me këtë rast, përmes një postimi në “Facebook”.

Osmani ka thënë se liria e lëvizjes u mohua padrejtësisht.

“Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika