Policia e Kosovës është deklaruar rreth zjarrit, që përfshiu këtë të hënë një fabrikë të mobilieve në Komoran.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Portalin Dukagjini se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.
Ajo tha se hetuesit, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në Komoran të Drenasit. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes. Hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ajo.