Dhjetë ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi me 4 vjet e gjysmë burgim, kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit i vdiq babai.
Por, Gucati nuk ishte në mesin e familjarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Avdullah Gucati, i cili u varros të shtunën në Marinë të Skenderajt.
Specialja, e kontaktuar nga RTV Dukagjini nuk ka treguar nëse Gucati do të lejohet të vizitojë familjen e tij ditëve në vijim.
Avdullah Gucatit iu dha lamtumira e fundit me nderime të larta ushtarake.
Madje ky hoxhë, veprën e Gucatit gjatë kohës kur shërbeu si ushtar i UÇK-së, e nderoi në këtë mënyrë.
Kontributin e tij e vlerësoi lart edhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL UCK-së.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tha se Gjykata Speciale po merr vendime të padrejta.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.
Derisa po mbahej në paraburgim në Hagë, Hysni Gucati u lejua nga Specialja të vizitojë babain e tij në spital.