Shtatë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mutivodë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të hënën e një janarit, në rrugën Prishtinë - Mutivodë

Ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, të hënën e një janarit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë – Mutivodë, ku në aksident theksohet se janë përfshirë dy vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 15:20  kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika