Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se është politikani i vetëm serb, që ka ardhur për të nderuar familjen Jashari në Prekaz.
Përmes një postimi në platformën X, Sanduloviq ka thënë se ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.
“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sandoloviq.
I am the only politician from Serbia who came to pay his respects to the innocent Albanian victims, the Jašari family, at Prekazi. I apologized and asked for forgiveness on behalf of the Serbs who did not commit this.@CNN@albinkurti @aliciakearns @federicawoelk @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/Czl0pcJ8cR
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 2, 2024
Vizitën në kompleksin memorial në Prekaz, politikani nga Serbia e ka bërë gjatë vitit të kaluar.