Kryeprokurori i Shtetit, lufta pa fitues e KPK-së me presidenten Osmani

Pozita e kryeprokurorit të shtetit edhe në 2023 mbeti me ushtrues detyre, meqë Blerim Isufaj i propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk e morri aminin e presidentes, Vjosa Osmani

Kryeprokurori i Shtetit, lufta pa fitues e KPK me presidenten Osmani

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim të procedurës, i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, kishte thënë presidentja Vjosa Osmani.

Për një përgjigje të tillë, u desh të pritej plot 20 muaj.

Por, pavarësisht se presidentja e Kosovës kërkoi që Këshilli Prokurorial i Kosovës, të propozojë emër të ri, duke u bazuar në merita dhe transparencë, Këshilli dërgoi sërish emrin e Blerim Isufajt.

Emri i Isufajt, qëndroi nga prilli i 2022 deri në tetor të 2023, në zyrën e Presidentës, nën arsyetimin se ky proces ka qenë duke u trajtuar nëpër gjykata, meqë u kontestua nga kandidatët që ishin në këtë konkurs.

Kështu që pozita më e lartë në sistemin prokurorial, edhe në 2023 mbeti me ushtrues detyre.

Këtë detyrë e kreu, dhe vazhdon ta kryejë Besim Kelmendi.

Presidentja Osmani, tha se shkeljet që janë bërë në këtë proces, kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk mundet Këshilli Prokurorial pa i sanuar këto shkelje kushtetuese thjeshtë ta ridërgoj emrin, sepse s’po flasim për prokuror të thjeshtë. Kryeprokurori propozohet vetëm njëher, përgjigjen ndaj atij propozimi, e kanë këtu”, ka thënë Osmani.

Ky proces sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi duhet të kthehet edhe njëherë në pikën zero, sepse është kundërshtuar edhe nga organizatat vendore, e nga ndërkombëtarët.

“Kjo kryeneqsia e KPK-së, për të mos filluar me procedurat e ndryshimit të rregullores dhe shpalljes së konkursit e dëshmon dmth, që ky këshill niset më shumë nga inatet sesa nga parimi bazë për sundim të ligjit në Kosovë, apo për sundim të ligjit në sistemin prokurorial të Kosovës, në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjit nuk ka rrugë tjetër përveç se procesi të fillojë nga e para”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Megjithatë, Miftaraj shton se lënja e kësaj pozite kaq të rëndësishme, me ushtrues detyre, do të lërë pasoja në sistemin prokurorial, porse sipas tij Këshilli, nuk është i interesuar për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Si institut I Kosovës për Drejtësi e kemi thënë në mënyre të vazhdueshme, derisa ky këshill nuk e rrit, transparencën, nuk e rrit llogaridhënine, dhe nuk i mban përgjegjës prokurorët dhe stafin që shkelin ligjin apo nuk I ushtrojnë kompetencat e tyre, në bazë të ligjit atëherë kultura e pandëshkueshmërisë, vetëm po promovohet po që nuk ka një kërkesë apo ndonjë vullnet për të ndryshuar situatën”, ka shtuar Miftaraj.

Isufaj disa herë u akuzua nga partia në pushtet, Vetëvendosje e nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në njërën nga seancat e Kuvendit, kishte paralajmëruar se ai nuk mund të bëhej kryeprokuror i shtetit.

Vetë Blerim Isufaj, asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, derisa nga 1 janari i 2024, do nisë mandatin e dytë si kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, derisa pret përgjigjen për herë të dytë nga presidentja.

E derisa një përgjigje pozitive duket larg mundësive reale që të ndodhë e palët mbeten të barrikaduara në pozicionet e tyre, pozita e kryeprokurorit të shtetit, është njëra ndër pozitat më të larta në institucionet e vendit, që do të vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika