Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kllokot, të martën e dy janarit.
I njëjti, në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.