Rusia thotë se Ukraina sërish ka sulmuar rajonin e Belgorodit

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe zyrtarët lokalë, thuhet se Ukraina ka lëshuar 12 raketa dhe disa dronë në rajonin jugor rus të Belgorodit

Zjarrfikësit rusë duke shuar zjarrin pas sulmeve në Belgorod më 30 dhjetor 2023. Foto: Reuters

Ukraina ka lëshuar 12 raketa dhe disa dronë në rajonin jugor rus të Belgorodit, thanë nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe zyrtarët lokalë.

Sipas autoriteteve ruse, sulmi ukrainas ndodhi në orët e para të 3 janarit.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, tha se situata “vazhdon të jetë e tensionuar” në Belgorod, ku Rusia tha se 25 civilë, përfshirë pesë fëmijë, u vranë gjatë sulmeve ukrainase më 30 dhjetor 2023.

Sa i përket sulmit të fundit, autoritetet ruse nuk kanë treguar nëse ka viktima. Galdokov tha se gjatë ditës do të vlerësojnë dëmin e shkaktuar.

Përshkallëzimi i sulmeve të Ukrainës në Belgorod gjatë periudhës së Vitit të Ri vjen pasi Rusia ka kryer disa prej sulmeve më masive në Ukrainë, që kur Moska nisi luftën e paprovokuar kundër shtetit fqinj pothuajse dy vjet më parë.

Të martën, Kievi tha se Rusia kishte kryer mbi 300 sulme me dronë dhe raketa të ndryshme, që nga 29 dhjetori.

Belgorodi, sikurse edhe rajonet e tjera ruse që janë në kufi me Ukrainën, kanë përjetuar nivel të ulët të sulmeve që nga nisja e luftës, por sulmet e 30 dhjetorit ishin më vdekjeprurëset deri më tani. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se këto sulme “nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.

Autoritetet ruse thanë se një person u vra dhe shtatë u plagosën në këtë rajon të martën.

Në sulmet e së mërkurës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Ukraina ka përdorur gjashtë raketa balstike Tochka-U dhe gjashtë raketa të tjera, të cilat, u tha se u lëshuan nga raketahedhësi Vilkha.

Gladkov tha se Ukraina, po ashtu, kreu sulme me dronë në rajon dhe në qytetin e Belgorodit.

Këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë çështje. /REL

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika