Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit të zhvillojë negociata me Zelenskyy-n

Macron dhe Scholz i kanë kërkuar Vladimir Putinit që të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin e Ukrainës, Zelenskyy

Emmanuel Macron, Olaf Scholz

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, në mbrëmjen e së shtunës i kanë kërkuar Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të zhvillojë negociata me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, raporton BBC.

Sipas BBC, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz kanë zhvilluar një bisedë në telefon me Putinin afro 80 minuta.

“Dyshja këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse”, ka bërë të ditur zyra e kancelarit.

Ndërkaq, udhëheqësi rus ka thënë se Moska ishte e hapur për rifillimin e dialogut me Kievin, sipas Kremlinit.

Por, ai nuk përmendi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Putinit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas, ka thënë më herët se ai nuk ishte “i etur” për bisedime, por ka shtuar se ato duhet të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbajtur raunde të shumta bisedimesh nga distanca dhe personalisht që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, por përpjekjet kanë ngecur.

Franca dhe Gjermania i kërkuan gjithashtu Putinit të lirojë dy mijë e 500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Kjo fabrikë ishte bërë streha e fundit në qytetin port jugor, i cili ka duruar bombardimet e pamëshirshme nga forcat ruse.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e Moskës thanë se luftëtarët e fundit që mbronin fabrikën ishin dorëzuar, ndërsa presidenti Zelenskyy është shprehur se atyre u ishte dhënë leja për t’u larguar.

Rusia më parë ka thënë se, më shumë se 900 luftëtarë u transferuan në një koloni burgu të rihapur në Olenivka, një fshat në Donetsk i pushtuar nga Rusia.

Një numër më i vogël me plagë të rënda u dërguan në një spital në qytetin e Novoazovsk, gjithashtu, në Donetsk.

Ukraina shpreson se ata do të lirohen si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve ,por Rusia nuk e ka konfirmuar këtë.

Gjatë bisedës në telefon, lideri francez dhe ai gjerman i kërkuan Putinit të heqë bllokadën e Rusisë ndaj portit ukrainas të Odesës, për të lejuar eksportet e grurit.

Kremlini ka theksuar se Putin ofroi të shikonte opsionet, për të ndihmuar në adresimin e rrezikut të një krize globale të ushqimit, por ka kërkuar që Perëndimi të hiqte sanksionet.

Vladimir Putin

Rusia paralajmëroi gjithashtu Francën dhe Gjermaninë kundër shtimit të furnizimeve me armë në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të rrisë edhe më tutje destabilitetin.

Ndryshe, sot shënon dita e 95-të e hyrjes së trupave ruse në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë

Invazioni rus në Ukrainë tashmë është përshkallëzuar duke shkaktuar dëme kolosale në jetën e njerëzve të këtij vendi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika