Kështu, Milan Radojiçiq është në skenën kryesore të festimeve, kur Lista Serbe fitoi bindshëm në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Roli i tij nuk ishte politik. Më shumë ishte kriminal.
Milan Radojiçiq udhëhoqi të gjitha kërcënimet e frikësimet të cilat iu bënë rivalëve të Listës Serbe, parti e themeluar nga Qeveria e Serbisë.
Këtë e kishte konfirmuar edhe Oliver Ivanoviq, politikani serb i cili dyshohet se u vra pikërisht me urdhër të Radojiçiq.
“Ajo që mua më shqetëson është se autoritetet serbe e përmendin këtë alternativën tjetër, qendrën joformale të pushtetit, si shembull për diçka. Presidenti përmendi Milan Radoiçiq, dhe kjo mua më shqetëson sinqerisht sepse ai e mori si shembull të luftëtarit për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, kishte thënë Ivanoviq.
Kjo pjesë e intervistës e dhënë për BIRN-in në Serbi, Ivanoviq kishte kërkuar që të mos transmetohet. Ajo u publikua vetëm pas vrasjes së tij.
Milan Radojiçiq u bë i njohur për organet e drejtësisë në Serbi, në vitin 2011. Atë vit atij bashkë me Zvonko Veselinoviqin, u ishte ngritur një aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve të firmës “Hipo Alpe Adria Lizing”.
Që të dy u liruan nga akuzat në vitin 2016.
Prej shumë vitesh, informacione për aktivitetet e Radojiçiq kishin edhe organet e sigurisë në Kosovë.
“Radojiçiq, Veselinoviq nuk janë akter që tash së fundi kanë hyrë në skenë. Sigurisht se AKI-ja ka pasur informacion për ta dhe i ka pasur persona me interes… Këta janë riaktualizu edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kështu që institucionet e Republikës së Kosovës dhe AKI-ja në veçanti, sigurisht se i ka trajtu dhe ka pasur informacion për ta”, ka thënë Sopjani.
Ndonëse i njohur për veprimtarinë kriminale, Radojiçiq lëvizi lirshëm nëpër Kosovë, deri në vitet e fundit.
Një fletarrest i lëshuar për rastin Ivanoviq, ishte tërhequr pa ndonjë arsyetim, por dyshimet për përfshirje në rastin Brezovica, bënë që të kthehej sërish në kërkim nga institucionet kosovare.
Në shkurt të vitit 2022, ai ia doli që t’i arratisej Policisë së Kosovës, në pikën kufitare në Bërnjak.
Në ndihmë i dolën tre policë serbë të Kosovës, të cilët u suspenduan më pas.
Kulmi i veprimtarisë kriminale të Millan Radojiçiq, është përfshirja në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Pamjet e dronit e konfirmuan përfshirjen e tij. Edhe në këtë rast, ai ia doli t’i ikte policisë së Kosovës. Kësaj radhe, u largua maleve.
Pas kthimit në Serbi, Radojiçiq e pranoi vet se organizoi dhe morri pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.
Pas një intervistimi disa orësh, ai u lirua nga Gjykata e Lartë në Serbi. Shteti serb është duke refuzuar që ta ekstradoj atë në Kosovë.
“Nuk befasohen nëse Serbia refuzon çfarëdo bashkëpunimi në këtë pikë. Duke e ditur faktin që Vuçiqi ka qenë ai që ka dhënë urdhër. Duke mbrojtur Radojçiqin Vuçiqi e mbronë vetën e tij, e mbron edhe një pjesë të establishmentit të Serbisë, Kryeministren, Ministrin e Mbrojtjes, ish-shefine BIA-s (Aleksandar Vulinin) një zingjir të tërë të ushtrisë të cilët kanë qenë të përfshirë në përgatitjen furnizimin e këtij grupi terrorist”, ka thënë Sveçla.
Për arrestimin e tij është aktivizuar edhe Interpoli, që për Radojiçiqin vendosi alarm të kuq. Kështu, kriminelit të shumë kërkuar, Serbia i ka mbetur streha e vetme. Kudo tjetër që shkon, do të duhej të arrestohej.
“Unë besoj se fuqia vepruese e Radojiçiqit është zbehur, porse fuqia ndikuese e tij edhe tek shefat e shtetit në Serbi, edhe tek grupet e tjera mbetet edhe më tutje në teren”, ka thënë Burim Ramadani.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thekson se Millan Radojiçiq gjithë ngritjen e tij e bëri nën mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Alensandar Vuçiq.
“Radojiçiq ka qenë, është dhe mbetet edhe më tutje një vegël ose edhe një emisar special i Presidentit të Serbisë Vuçiq dhe shefit të ushtrisë së Serbisë Mojsiloviq… Është e qartë se Radojiçiq është një emisar i Vuçiqit, i Mojsiloviqit. Si i tillë, ai edhe është pasuruar në mënyrë të paligjshme, por edhe ka kryer detyra të cilat ia ka caktuar shefi i shtetit të Serbisë”, ka shtuar Ramdani.
Serbia, vazhdon t’i rezistojë edhe presionit ndërkombëtar në lidhje me rastin e Banjskës, dhe edhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë, duket se e kanë të qartë se Radoiçiq, pak gjasa ka të që të gjykohet në Kosovë.
Megjithatë, veprimtaria e tij dhe e grupit të tij kriminal, tashmë dukshëm të ekspozuar, ka marrë një goditje të fortë gjatë vitit 2023, dhe vështirë se do të mund ta evitojë gjatë përballjen me drejtësinë.