Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, e ka mirëpriutr vizitën e ministrit të Jashtëm, David Cameron, i cili po qëndron në një vizitë njëditore në Kosovë.
Kearns, në një postim në Twitter, shkruan se është koha që të ngrenë zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të palëkundur kundër irredentizmit.
“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, shkruan deputetja britanike.
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Kosovë. Ai është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.
Vizita e Cameron-it do të jetë njëditore.
Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.