Nënkryetari i Prishtinës për vendosjen e kamerave: Do të ketë qasje vetëm Policia e Kosovës

Alban Zogaj, nënkryetar i kryeqytetit, ka prezantuar vendimin për vendosjen e kamerave inteligjente në Prishtinë dhe ka theksuar se Policia e Kosovës do të menaxhojë monitorimin e tyre, ndërsa Komuna e Prishtinës do të ketë qasje vetëm në të dhënat

Vendosja e kamerave inteligjente në kryeqytet është parë me kritikë se mos po shkelet privatësia e qytetarëve.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin “Rreth e Rrotull”RTV Dukagjini, ka treguar se si ka ardhur vendimi për vendosjen e kamerave inteligjente në Prishtinë dhe se a e shkel Komuna e Prishtinës privatësinë e qytetarëve me këtë projekt.

Menaxhimi i kamerave të kryeqytetit, sipas Zogajt, do të merret nga Policia e Kosovës.

“Ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës, ata do të jenë përgjegjës për pjesën e monitorimit. Komuna e Prishtinës do të ketë qasje në të dhëna, por për nga pjesa privatësisë, e monitorimit dhe gjobave është krejtësisht Policia e Kosovës ajo që e menaxhon”, ka theksuar Zogaj.

“Në fakt, është ma shumë sesa vendim, se ne kemi vazhduar dhe me procedurat e prokurimit e të blerjes dhe i kemi përfunduar ato procedura. Andaj, është nga lajmet e mira të këtij vitit që në Prishtinë, më në fund, po vendosen kamerat e sigurisë, dhe kjo ka për qëllim për ta rritur sigurinë në kryeqytet”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se këto kamera do të shërbejnë për ta rritur sigurinë publike në Prishtinë, pasi, sipas Zogajt, këto kamera do të përdoren për ta monitoruar jo vetëm komunikacionin, por edhe vjedhjet në Prishtinë.

Moderatorët e emisionit e “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini kanë pyetur se në cilat pjesë të kryeqytetit do të vendosen këto kamera dhe sa është numri i tyre.

Zogaj është përgjigjur duke thënë se “ka qindra të tilla dhe se është bërë një plan që këto kamera të vendosen kryesisht në vendet që ka frekuentim me të madh të qytetarëve, p.sh. siç janë udhëkryqet, në sheshet kryesore dhe në parqe, sepse e kemi për qëllim që parqet t’i rrisim sigurinë”, ka shtuar Zogaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se Komunës së Prishtinës nga projekt i intereson që kryeqyteti të jetë sa me i sigurt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika