Sopranoja e njohur shqiptare, Adelina Paloja, ka marrë pjesë në koncertin tradicional të fundvitit me Orkestrën Simfonike të Shkodrës “Ndërmendje 2023”.
Spranoja ishte e ftuar speciale dhe tregoi se ishte mirëpritur me duartrokitje nga publiku i qytetit të Shkodrës.
“Nën dirigjimin bravuroz të mjeshtrit Jetmir Barbullushi, me drejtor artistik, Gjon Shllaku dhe drejtues Dritan Mlika, së bashku me artistët pjesëmarrës e Orkestrën Simfonike frymuam njëzëri në ditë festive me thirrjen e shpresën për një Vit të Ri të begatë e plot muzikë e art!”, shkroi Adelina Paloja.